Bota

Maldivet ndalojnë duhanin për të lindurit pas 2007

Maldivet kanë vendosur të zbatojnë një ndalim të ri të duhanit, duke synuar të “mbrojnë shëndetin publik dhe të promovojnë një brez pa duhan” për të gjithë personat e lindur pas vitit 2007.

f.g
Maldivet ndalojnë duhanin për të lindurit pas 2007
Foto ilustruese

MALDIVE- Që prej 1 nëntorit, Maldivet kanë filluar zbatimin e një ndalese historike ndaj duhanit për të gjithë personat e lindur pas janarit 2007, duke u bërë shteti i parë në botë që vendos një ndalim brez pas brezi për përdorimin e duhanit.

Masa, e propozuar nga presidenti Mohamed Muizzu, ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe krijimin e brezave pa duhan në të ardhmen.

Sipas dispozitës së re ligjore, çdo individ i lindur më 1 janar 2007 ose më pas, ndalohet të blejë, përdorë apo shesë produkte të duhanit në territorin e Maldiveve. Rregulli zbatohet edhe për turistët që vizitojnë ishujt, pa përjashtime.

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar gjithashtu se ndalohet importi, shitja, shpërndarja, posedimi dhe përdorimi i cigareve elektronike, pavarësisht moshës së individit.

Sipas ligjit të ri, shitja e produkteve të duhanit një të mituri dënohet me 50 mijë rufija (rreth 3,200 dollarë), ndërsa përdorimi i pajisjeve elektronike të duhanit ndëshkohet me 5 mijë rufija (rreth 320 dollarë).

Kjo nismë e re e vendos Maldivet në qendër të vëmendjes globale si një shembull novator në luftën kundër duhanpirjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB