Bota

Maqedonia e Veriut në krizë energjetike, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Në kushte të tilla, ishte vetë kompania "ESM", ajo që i  kërkoi qeverisë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të vështirësive që po haste.

zh.ll
Maqedonia e Veriut në krizë energjetike, qeveria shpall gjendjen e
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut është në krizë energjitike. Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 7 ditë, për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me naftë nga Greqia. Kompania shtetërore e energjetikës, ESM, do të përdorë rezervat shtetërore të naftës pa të drejtë kompensimi. Në kushte të tilla, ishte vetë kompania "ESM", ajo që i  kërkoi qeverisë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të vështirësive që po haste.

“Ky vendim lind për shkak të pamundësisë për të furnizuar me naftë, e cila është thelbësore për prodhimin. Rezervat shtetërore të naftës së nxjerrë nga nafta do të transferohen pa kompensim dhe ESM është e detyruar t’i raportojë qeverisë dhe Ministrisë së Financave mbi konsumin e naftës së djegshme”, tha qeveria në Shkup pas një mbledhjeje të kabinetit të hënën.

ESM thekson se vendimi i qeverisë për të deklaruar ndodhjen e vendit në krizë ishte i nevojshëm për të përdorur rezervat shtetërore dhe për të siguruar teprica energjetike, derisa operacionet ndërkufitare të rifillojnë normalisht. Në Maqedoninë e Veriut, pjesa më e madhe e elektricitetit në Maqedoninë e Veriut gjenerohet nga impiantet e ESM-së, që përdorin linjit dhe naftë që vjen nga Greqia.

E gjithë kjo situatë, sipas kompanisë, është krijuar nga fermerët grekë në kalimet kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Fermerët grekë kanë ngritur bllokada në rrugët kryesore të Greqisë veriore, në shenjë proteste ndaj vonesave në shpërndarjen e subvencioneve evropiane për bujqësinë dhe rritjes së çmimeve të prodhimit. Bllokada e tyre ka paralizuar jo vetëm Greqinë, por edhe lëvizjet në autostradat kryesore të shtetit helen, përfshirë atë Athinë-Selanik, si dhe kalimet kufitare me Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB