Bota

Marrëveshja me Shqipërinë, Meloni: PD u përpoq të zbonte Edin Ramën e gjorë nga PSE

Marrëveshja sipas Melonit është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

f.t
Marrëveshja me Shqipërinë, Meloni: PD u përpoq të
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka folur për marrëveshjen me Shqipërinë për strehimin e emigrantëve afrikanë, pas ratifikimit nga Këshilli i Ministrave. Meloni në një intervistë për "Sky Tg24", u shpreh se kjo marrëveshje është e dobishme dhe sipas saj mund “të përfaqësojë një precedent që mund të bëhet në shumë vende në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare."

"Partia Demokratike u përpoq të largonte Edi Ramën e gjorë që është socialist nga PSE vetëm sepse të ndimosh Italinë nuk është e majtë. Nuk e di pse e majta e konteston kështu, ndoshta sepse shpresojnë se ne nuk do të arrijmë ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë në një realitet në të cilin përballemi me flukse të paprecedentë.”,- tha Meloni.

Më tej kryeministrja italiane tha se nuk e di përse forcat e majta po e kontestojnë marrëveshjen me Shqipërinë, marrëveshje e cila sipas Melonit është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Ditën e djeshme (5 dhjetor) marrëveshja me Shqipërinë e firmosur nga Meloni dhe Rama në 6 nëntor për pritjen e emigrantëve afrikanë, u miratua në Këshillin e Ministrave të Italisë.

Ndërkohë debate për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë ka patur edhe në vendin tonë. Dy grupimet e Partisë Demokratike kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, marrëveshjen Rama-Meloni, për të sjellë emigrantë nga vendet e treta në Shqipëri.

Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./ZËRI

Poll

MOS HUMB