Bota

Masakra me 6 viktima në Greqi, arrestohen 10 persona

Forcat e policisë kryen operacione më 19 shtator në Stamboll dhe Izmir, mes të dyshuarve janë edhe dy gra.

k.m.
Masakra me 6 viktima në Greqi, arrestohen 10 persona
Pamje nga vendi i ngjarjes

TURQI- Policia turke ka arrestuar 10 persona pasi dyshohet se ata po përgatisnin atentate për t'u hakmarrë për vrasjen e 6  personave në Lucë të Greqisë. Sipas mediave greke, Drejtoria e Sigurisë së Stambollit kishte informacione se anëtarë të organizatës krimianle të kryemafiozit Baris Boyn do të kryenin sulme me armë në Stamboll.

Forcat e policisë kryen operacione më 19 shtator në Stamboll dhe Izmir, mes të dyshuarve janë edhe dy gra.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 4 pistoleta pa leje, 85 fishekë, 6 gramë lëndë narkotike dhe afërsisht 430 mijë lira turke.
Policia turke vazhdon hetimet në lidhje me ngjarjen. Masakra ndodhi pasditen e 11 shtatorit dhe hetuesit mendojnë se shkak janë larjet e hesapeve mes bandave të trafikut të drogës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB