Bota

Mbështetja e Houth për Iranin/ BE rrit gatishmërinë e misionit detar në Detin e Kuq

EUNAVFOR ASPIDES shtoi se forcat e misionit mbeten në gatishmëri për të siguruar lirinë e lëvizjes në Detin e Kuq.

l.k
Mbështetja e Houth për Iranin/ BE rrit gatishmërinë e
Foto isultruese

DETI I KUQ- Misioni detar i BE-së në Detin e Kuq, EUNAVFOR ASPIDES, ka reaguar pas tensioneve të shtuar në Lindjen e Mesme. Përmes platformës X, Misioni Detar i BE-së njoftoi se po e monitoron nga afër situatën, pas mbështetjes në rritje të rebelëve Houthi për Iranin dhe sulmeve të tyre drejt Izraelit.

 

Në njoftim theksohet se anijet detare evropiane duhet të regjistrohen dhe të kërkojnë mbështetje përmes kanaleve të disponueshme të sigurisë detare. EUNAVFOR ASPIDES shtoi se forcat e misionit mbeten në gatishmëri për të siguruar lirinë e lëvizjes në Detin e Kuq.

Aktivitetet e Houthi-ve do të ndikojnë në transportin global të energjisë, sidomos në Ngushticën e Hormuzit dhe Bab el-Mandeb, ku kalon pjesa më e madhe e naftës dhe gazit nga Lindja e Mesme. /ZËRI

Poll

MOS HUMB