
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III u diagnostikua në fillim të shkurtit me një formë kanceri, i cili, sipas raportimeve të mediave britanike gjatë gjithë kësaj kohe, duket të jetë agresiv. Tashmë një botim i ri, këtë herë në revistën In Touch, raportohet se mbreti vuan nga kanceri i pankreasit, prej të cilit mbretit “i kanë mbetur edhe dy vite jetë”. I njëjti artikull pretendon se aktualisht po përgatiten planet për funeralin e tij.
I quajtur 'Operation Menai Bridge', funerali i Mbretit Charles do t'i ngjajë atij të nënës së tij, Elizabeth, i cili u quajt 'Operation London Bridge'. Ndërsa kanceri i tij përparon, anëtarët mbretërorë thonë për In Touch se "planet e funeralit të Charles janë një prioritet i hershëm".
"Është një procedurë mjaft e zakonshme për mbretërit, por në rastin e Charles është një prioritet kryesor. Kanceri i tij po e ha të gjallë. Ai është shumë i dobët. Situata është e pashpresë,"- i tha një burim revistës, duke pretenduar se "disa oborrtarë besojnë se kanceri i Charles është më i keq nga sa mendonin."
A është gati Princi William për fronin?
Revista vijon në botimin e saj me skenarët për pasardhjen e mbretit Charles. Burime shtesë duket se i kanë thënë In Touch se mund të ketë më shumë lojëra midis mbretit Charles dhe Princit William, pasi mbreti ka përshtypjen se William nuk është gati të marrë fronin.
"Charles i di presionet e të qenit monark dhe ai thjesht nuk është i sigurt se William është gati të marrë përsipër përgjegjësitë e tij," zbuloi një tjetër burim, duke vënë në dukje se William aktualisht po merret me gjendjen shëndetësore të gruas së tij. "In Touch" shton: Uilliami nuk është në gjendje të përballojë vetëm barrën e monarkisë./ZËRI