Bota

'Më duhet të shkoj në dhomën e krizës', çfarë e alarmoi Biden-in që ndërpreu konferencën?

Biden më pas kërkoi falje që duhej të largohej, duke shpjeguar se duhej të shkonte në “dhomën e krizave".

E.K
'Më duhet të shkoj në dhomën e krizës',
Joe Biden

SHBA- Largimi i menjëhershëm i Joe Biden nga aktiviteti i djeshëm për të promovuar programin e tij ekonomik, përpara zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës, shkaktoi bujë në rrjetet sociale, pasi presidenti amerikan tregoi se ishte e nevojshme prania e tij në dhomën e krizave të Shtëpisë së Bardhë.


Joe Biden tha dje në lidhje me krizën në Lindjen e Mesme se bisedimet për një armëpushim në konfliktin e armatosur midis Izraelit dhe Hamasit nuk do të jenë të mundshme derisa të lirohen të gjithë pengjet e mbajtura nga lëvizja islamike palestineze.

“Pengjet duhet të lirohen, atëherë mund të flasim”, tha presidenti amerikan kur u pyet nëse do të favorizonte një marrëveshje “peng-në vend të armëpushimit”.

Biden më pas kërkoi falje që duhej të largohej, duke shpjeguar se duhej të shkonte në “dhomën e krizave".

Pamjet bënë xhiron e rrjetit, me disa komentues që dolën me teoritë e tyre rreth asaj se çfarë duhej të informohej presidenti amerikan. Disa përdorues të "X" e lidhën tërheqjen nga ngjarja me përgatitjet e Izraelit për një pushtim tokësor të Gazës, ndërsa kishte të tjerë që menduan se ishte thjesht një justifikim.

Megjithatë, vlen të përmendet se Biden i bëri këto deklarata pasi Hamasi njoftoi se kishte liruar dy pengje  që kishte marrë kur nisi sulmin e tij ndaj Izraelit.

Autoritetet izraelite flasin për 220 pengje, izraelitë, të huaj ose persona me shtetësi të dyfishtë. Ata u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza nga anëtarë të lëvizjes islamike palestineze gjatë inkursionit të tyre të paprecedentë në territorin izraelit më 7 tetor, duke shkaktuar luftën në të cilën Izraeli që atëherë ka goditur Rripin e Gazës për të "fshirë" Hamasin./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB