Bota

Më vdekjeprurës se COVID, virusi Nipah po ngjall frikë në Indi

Adoleshenti pësoi arrest kardiak në shtetin jugor të Indisë pasi ra në kontakt me insektin, i cili mund të shkaktojë ethe vdekjeprurëse dhe të ënjtura të trurit.

I.F
Më vdekjeprurës se COVID, virusi Nipah po ngjall frikë në
Virusi Nipah

INDI- Një 14-vjeçar ka vdekur nga një virus i ënjtjes së trurit, i cili përhapet nga lakuriqët e natës. Ky virus po cilësohet si 'kërcënimi i ardhshëm i pandemisë'. Sipas "The Sun", 60 njerëz të tjerë në Kerala, Indi, gjithashtu janë klasifikuar si në "rrezik të lartë" pasi mund të kenë rënë në kontakt me virusin "Nipah".

Adoleshenti pësoi arrest kardiak në shtetin jugor të Indisë pasi ra në kontakt me insektin, i cili mund të shkaktojë ethe vdekjeprurëse dhe të ënjtura të trurit.

Nipah është një virus zoonotik, që do të thotë se mund të transmetohet nga kafshët, zakonisht lakuriqët dhe derrat, te njerëzit përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore si gjaku ose pështyma. Njerëzit gjithashtu mund ta marrin sëmundjen duke ngrënë ushqime të kontaminuara ose përmes kontaktit të ngushtë me njerëz që tashmë e kanë atë, megjithatë, këto janë forma më të rralla të transmetimit.

I listuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si një "patogjen prioritar" me potencial pandemik, ai mund të sulmojë me shpejtësi sistemin e frymëmarrjes dhe atë nervor qendror.

Bangladeshi është gjithashtu një nga shtetet ku rastet me virus janë më të shpeshta, ku shpërthimet e pandemisë ndodhin pothuajse çdo vit.

Sipas mjekëve, virusi është më vdekjeprurës së Covidi, në rast kontakti me njeriun shkalla e vdekshmërisë raportohet të jetë 75%. Në mes të pacientëve që raportohet se kanë kaluar virusin, rreth 20% prej tyre kanë probleme neurologjike afatgjatë, duke përfshirë ndryshime të personalitetit ose çrregullimet të tjera shëndetit mendor./ZËRI

Poll

MOS HUMB