Bota

Meksika konfiskon sasinë 'më të madhe' të fentanilit në histori

Dy persona u vensoën në pranga për drogën, vlera e të cilës shkon deri në 394 milionë dollarë.

k.m.
Meksika konfiskon sasinë 'më të madhe' të
Foto ilustruese

MEKSIKË- Forcat e Policisë në Meksikë kanë kapur më shumë se 1 ton fentanil, duke shënuar kapjen më të madhe në vend të opioideve sintetike. Kjo sasi droge, nëse do të përfundonte në treg do të "shpërndahej" në 20 milionë doza droge. Dy persona u vensoën në pranga për drogën, vlera e të cilës shkon deri në 394 milionë dollarë.

Meksika konfiskon sasinë 'më të madhe' të
Droga e kapur

Sipas mediave të huaja, fentanili i përket kartelit "Sinaloa", i themeluar nga El Chapo Guzman.

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, gjatë një konference për shtyp të mërkurën tha se kjo ishte sasia më e madhe e kësaj droge e kapur në historinë e vendit.

“Kjo është sasia e pilulave të fentanilit më e madhe që kemi kapur ndonjëherë,”- tha presidentja në një konferencë për mediat. Më pas, ajo tregoi se droga ishte gjetur në një shtëpi në shtetin Sinaloa, e konsideruar ndryshe si selia e kartelit të fuqishëm të "El Chapos"

Ndërkohë që lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës vazhdon në Meksikë, kjo çështje është "temë e nxehtë" mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pak ditë më parë, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi një tarifë prej 25% për të gjitha produktet nga Meksika, nëse nuk ndalet fluksi i drogës dhe emigrantëve drejt SHBA-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB