Bota

Merr flakë autobusi në Zvicër, 6 të vdekur, shqiptari dëshmitar: Një person i vuri flakën vetes

Një shqiptar, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes, ka thënë në shqip se një burrë kishte hedhur benzinë mbi veten dhe më pas i kishte vënë flakën trupit.

I.F
Merr flakë autobusi në Zvicër, 6 të vdekur, shqiptari
PAMJE NGA VENDNGJARJA

ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zvicër, ku një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një autobus, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Autoritetet vendase njoftuan se 5 persona të tjerë mbetën të plagosur dhe disa prej tyre u transportuan me helikopter drejt spitaleve për trajtim mjekësor. Policia bëri të ditur në një konferencë për shtyp se zjarri ishte vendosur qëllimisht, megjithatë rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende duke u hetuar. Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Dëshmitarët okularë raportojnë se një person dyshohet se i vuri flakën vetes pasi hodhi benzinë mbi trup. Një shqiptar, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes, ka thënë në shqip se një burrë kishte hedhur benzinë mbi veten dhe më pas i kishte vënë flakën trupit.

Pas incidentit, i plagosuri u ul në tokë ndërsa një kalimtar iu afrua për ta ndihmuar dhe e pyeti nëse kishte nevojë për ujë. Sipas policisë, zjarri u vu nën kontroll brenda një kohe të shkurtër, ndërsa hetuesit po punojnë për të përcaktuar saktësisht se si ndodhi ngjarja. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një person i vetëm, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Autoritetet kanë hapur gjithashtu një linjë telefonike për qytetarët që mund të kenë informacione lidhur me ngjarjen. Hetimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa personat e plagosur po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB