Bota

Mijëra njerëz marshojnë në Stamboll, kërkojnë armëpushim në Gaza

Mijëra persona marshuan në Stamboll, duke protestuar për luftën në Gaza.

D.XH
Mijëra njerëz marshojnë në Stamboll, kërkojnë
Protestuesit ne Stamboll

STAMBOLL- Mijëra njerëz janë mbledhur në Stamboll në ngjarjen që ka marrë emërtimin 'Mëshirë për dëshmorët tanë, mbështetje për Palestinën, mallkim për Izraelin", në xhaminë gjatë lutjeve të mëngjesit, për t'ju bashkuar një procesi të organizuar nga OJQ në Turqi.

Në këtë aktivitet, kanë marrë pjesë jo pak, por 308 OJQ. Pas lutjeve në xhami në mëngjes, marshuesit u mblodhën në oborret e xhamive, duke u lutur për dëshmorët e Palestinës.

Protestuesit mësohet se kanë brohoritur "Dëshmorët nuk vdesin kurrë", 'Vrasësi Izrael, largohu nga Palestina', 'Përshëndetje Palestinë, rezistenca do të vazhdojë', 'Armëpushim të përhershëm në Gaza'./ZËRI/

Poll

MOS HUMB