Bota

Mitsotakis në Serbi: Nuk kemi ndryshuar qëndrim për Kosovë

Ai u prit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe theksoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte temë diskutimi.

f.t
Mitsotakis në Serbi: Nuk kemi ndryshuar qëndrim për Kosovë
Kyriakos Mitsotaki dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e shtetit të tij në raport me njohjen e Kosovës, shtet të pavaruar e sovran. Kryeministri grek ndodhet në Beograd, ku po qëndron në një vizitë zyrtare

Ai u prit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe theksoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte temë diskutimi.

“Presidenti, Vuçiç, më njoftoi për dialogun me Prishtinën. Ju e dini që qëndrimi jonë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar, dhe ne besojmë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy plaëve. Kjo, do t’i ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme , stabilitetin në rajon që është qëllimi për të gjithë ne.”,theksoi Mitsotakis.

Mitsotakis, shtoi se “me shqetësim po i përcjellim zhvillimet e muajve të fundit”. Kurse shtoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, është synim strategjik i republikës helene.

Greqia është në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë. Udhëheqësi grek tha se shteti i tij mbështet Serbinë në rrugën e saj evropiane./ZËRI

Poll

MOS HUMB