
TURQI- Ditën e sotme kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në Ankara. Kthimi i Manastirtit të Chorës në Xhami dhe minoriteti grek në Turqi, kanë qenë pikat e nxehta të takimit midis tyre.
Gjatë takimit presidenti turk iu referua sërish një minoriteti turk në Greqi, ndërsa Mitsotakis u përgjigj menjëherë se minoriteti është fetar dhe kjo përcaktohet nga traktatet ndërkombëtare, ndërkohë që ka pasur mosmarrëveshje edhe për Manastirin e Çorës. Për kryeministrin grek, Manastiri i Çorës është një monument i cili përbën një prani universale.
“Ne patëm rastin të diskutonim sinqerisht për trishtimin dhe pakënaqësinë tonë për faktin se Manastiri i Çorës do të funksionojë tashmë si xhami. Dëgjova atë që tha zoti President dhe besoj se së paku është e rëndësishme të mbrohet vlera kulturore e këtij monumenti që të vizitohet nga të gjithë dhe të gjithë ta shijojnë këtë thesar kulturor. Unë personalisht ndjehem i ofenduar. Në Traki, myslimanët dhe të krishterët bashkëjetojnë në mënyrë harmonike dhe unë jam i përkushtuar ndaj këtij qëllimi dhe interesi i shtetit grek është tek barazia"- tha Mitsotakis.
Presidenti turk përuroi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga pallati presidencial rihapjen dhe funksionimin si xhami të Manastirit të Chorës, tempullit perikal bizantin të Kostandinopojës, monumentit me mozaikët më të përpunuar bizantin që ruhen në Stamboll , së bashku me Shën Sofinë dhe Manastirin e Pammakaristos. Manastiri në fjalë ka qenë një kishë bizantine, u kthye në xhami, më pas një muze dhe tashmë funksionin prej ditës së djeshme përsëri si xhami me një urdhëresë të presidentit turk të nënshkruar që në vitin 2019. /ZËRI