Bota

Shpërthen në flakë avioni me 379 pasagjerë

Fatmirësisht të gjithë pasagjerët janë evakuuar në kohë nga ana e autoriteteve, mister shkaqet e zjarrit

E.K
Shpërthen në flakë avioni me 379 pasagjerë
Avioni ne flake

JAPONI- Pasagjerët e aeroplanit të “Japan Airlines” kanë përjetuar momente tmerri. Avioni me të cilin ata po udhëtonin u përfshi në ajër nga flakët e zjarrit teksa po përgatitej për ulje në aeroportin Heneda të Tokios në Japoni.

Sipas televizionit kombëtar “NHK”, aeroplani me 379 pasagjerë në bord dhe me stafin e ekuipazhit arriti të ulej në aeroport, ndërsa menjëherë nisi operacioni i shpëtimit.

Të gjithë pasagjerët u nxorrën nga avioni me urgjencë. Ndërsa aeroplani u dogj i tëri në pistë.

Nuk dihet ende shkaku i incidentit në ajër që rrezikoi jetën e udhëtarëve, ndërsa në rrjet janë bërë virale pamjet e shkrumbimit të avionit.

Autoritetet japoneze kanë nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë./Zëri

Poll

MOS HUMB