
ARGJENTINË- Prej disa ditësh, Argjentina është goditur nga moti i keq që ka shkaktuar rrëshqitje masive të dherave. Në rrjet janë bërë publike pamjet kur vërshimi i ujit ka shembur njuë urë që shërbente për këmbësorët, të cilët vrapuan me vrap në panik.
Videoja tronditëse e kapur në provincën Catamarca tregon një grup banorësh që shikojnë lumin Rincon të hënën pas disa ditësh shiu të dendur në zonë.
Dëshmitarët nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të bërtisnin të tmerruar. Ata që qëndronin më afër buzës së lumit u detyruan të vrapojnë ndërsa ujërat me baltë filluan të vërshojnë brigjeve.
View this post on Instagram
Ura e dëmtuar ishte e vetmja e llojit të saj në Rincon, duke izoluar qytetin me më pak se 600 banorë nga fshatrat fqinjë./Zëri