
SPANJË- Ata mund të murgesha në manastirin e shekullit të 16-të të Santa Maria de Jesus në Sevilje, por kjo nuk do të thotë se ato nuk dinë një mënyrë për të siguruar të ardhurat e tyre. Murgeshat e Urdhrit të Saint Clare kanë vendosur të kthejnë një apartament në manastirin në një "Airbnb", duke reklamuar se ofrojnë "qetësi, dritë dhe paqe".
Ato kishin vendosur fillimisht që të linin me qera apartamentin, i cili u la bosh nga ndihmësi i tyre. Por më vonë vendosën se mënyra më e mirë ishte që ta kthenin atë në një akomodim Airbnb.
"Biznesi na sjell të ardhura që na ndihmojnë të jetojmë, ndaj ia besuam menaxhimin dikujt tjetër,”- shpjegoi murgesha Maria José për gazetën spanjolle "El Pais".
Lajmi se murgeshat e manastirit të Santa Maria de Jesus ishin të interesuara për të lënë të lirë pronën për turistët dhe jo vetëm, përfundoi në "veshët" e Javier Bernal dhe partnerit të tij, Luis Bidon.
Shumë shpejt, të dyja palët arritën një marrëveshje për një vit dhe të interesuarit tani mund të marrin me qira apartamentin nga 90 deri në 180 euro nata. Por dy muajt e parë, janë tërhequr më shumë turistë të huaj sesa spanjollë./ZËRI