
BRITANI E MADHE- Taksat britanike po shpërdorohen në fermat e karkalecave në Bangladesh, seminaret e poezisë në burgjet kolumbiane dhe leksionet gjinore në Kenia. Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar financojnë gjithashtu trajnime për diversitetin në ushtrinë jordaneze dhe sigurinë kibernetike për Indinë. Gjithsej, Britania shpenzon rreth 15 miliardë paund në vit për ndihma jashtë shtetit, 9 miliardë prej të cilave janë nga Ministria e Jashtme.
Presidenti Donald Trump punësoi miliarderin Elon Musk për të drejtuar Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, i cili nuk ka humbur kohë duke bllokuar ndihmat për vendet që nuk janë pjesë e Amerikës. Politikanët duan një politikë të ngjashme në Britani.
"TheSun" ka zbuluar detaje lidhur me mënyrën sesi shpërndahen fondet e taksapaguesëve britanikë, duke përfshirë edhë Shqipërinë. Sipas medias, Ministria e Jashtme deri më tani ka ofruar 500,000 £ nga paratë e taksapaguesve për të blerë 15 furgona elektrike që do t'u dhurohen burgjeve shqiptare.
Në kontratë shkruhet se makinat do të ndihmojnë shtetin ballkanik të qarkullojë drejt "Net Zero" dhe është pjesë e një nisme më të gjerë gjelbërimi në Ballkan dhe kudo në Europë. Zyrtarët kanë caktuar gjithashtu 1.9 milionë pandë për të krijuar vende të reja pune në Shqipëri, në mënyrë që shqiptarët të mos largohen nga vendi.
KËTU janë vetëm katër pika sesi janë shpërndarë ndihmat e huaja:
500,000 £ janë shpenzuar për makinat elektrike në Shqipëri-me ato para mund të ishin paguar për 20 ushtarë për të filluar stërvitjen bazë.
233,000 £ për kërkimin e "barrierave ndaj shëndetit mendor" në Kolumbi- me këto para mund të kishin financuar 6 Tetarë të Ushtrisë Britanike.
110,000 £ për një konferencë të dezinformimit gjinor në Kenia- me aq para mund të bliheshin armatura për 100 trupa.
133,000 £ për studimin e shëndetit të karkalecave në Bangladesh- me aq para mund të ishin blerë 6 snajpera.
Kështu, Britania shpenzon rreth 15 miliardë paund në vit për ndihmën jashtë shtetit./ZËRI