Bota

Musk kërkoi “zero tarifa”, këshilltari i Trump reagon ashpër: Montues makinash, mos fol!

Navarro e ka quajtur Musk një “montues makinash”, duke u shprehur se ai është i varur nga pjesët e importuara.

I.F
Musk kërkoi “zero tarifa”, këshilltari i Trump reagon
Elon Musk dhe Peter Navarro

SHBA- Peter Navarro, këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump për tregtinë dhe prodhimin, ka reaguar ashpër ndaj miliarderit Elon Musk, i cili kërkoi që të hiqen tarifat me Bashkimin Evropian. Navarro e ka quajtur Musk një “montues makinash”, duke u shprehur se ai është i varur nga pjesët e importuara.

Navarro, i cili njihet edhe si arkitekti i politikave tarifore të Trump, shprehu pakënaqësinë e tij në një intervistë me CNBC. Ai tha se pavarësisht se Musk ka bërë një punë të shkëlqyer për të përmirësuar qeverinë, ai nuk ka të drejtë të flasë për tarifat.

“Kur bëhet fjalë për tarifat dhe tregtinë, ne të gjithë e dimë që Musk nuk është një prodhues makinash. Ai është një montues makinash”, tha Navarro, duke shtuar se shumë nga pjesët e Tesla vijnë nga Japonia, Kina dhe Tajvani.

Navarro e shpjegoi se ai dhe ekipi i Trump kërkojnë që prodhimi i pjesëve të bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ajo që ne duam, dhe ndryshimi mes mendimit tonë dhe atij të Elon Musk, është që gomat të prodhohen në Akron, duam që transmisionet të prodhohen në Indianapolis”, theksoi ai.

Musk iu përgjigj deklaratave të Navarro duke sulmuar ish-profesorin e Harvardit për mendimin akademik, duke u shprehur se “doktoratura në Ekonomi nga Harvard është një gjë të keqe, jo një gjë të mirë.”

Reagimi i këshilltarit të Trump, erdhi pas deklaratave të Musk, i cili në një intervistë me zëvendëskryeministrin italian Matteo Salvini, shprehu dëshirën për një “situatë me tarifa zero” midis SHBA-së dhe BE-së. Musk theksoi se ky model do të krijonte një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, që sipas tij do të ishte një mundësi e shkëlqyer për ekonomitë e të dyja palëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB