Bota

Ndihmuan Hajrizin të arratisej pas vrasjes së policit, policia serbe arreston çiftin

Autoritetet serbe kanë arrestuar një çift me dyshimin se ata ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej nga Serbia, pas vrasjes së dy policëve.

I.F
Ndihmuan Hajrizin të arratisej pas vrasjes së policit, policia serbe
Zoran R. dhe Ivana R.

SERBI- Autoritetet serbe kanë arrestuar një çift me dyshimin se ata ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej nga Serbia, pas vrasjes së dy policëve.

Në pranga të policisë kanë rënë Ivana R, e cila u arrestua dje në Mlladenoc me dyshimin se ajo dhe bashkëshorti i saj Zoran R., i cili u vu në pranga në Bijelijina, ndihmuan Hajrizin për vrasjen e policit Nikola Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij Vjekoslav V, në Loznicë. Dyshohet se të dy bashkërisht kanë ndihmuar Faton Hajrizin të arratisej.

Sipas mediave serbe, bashkëshorti i saj Zoran R.është i njohur për drejtësinë, pasi më parë është dënuar me tetë vjet burg në Gjykatën Speciale në Beograd për trafik droge, por u arratis. Sipas informacioneve jozyrtare, ai përdorte një identitet tjetër.

Ivana jeton në Mlladenoc dhe ka tre fëmijë. Ata u martuan në vitin 2020. Pothuajse 12 mijë njerëz e ndjekin Ivana R. në rrjetin social Instagram dhe ajo këshillon kryesisht nënat se si të fitojnë para nga shtëpia. Në një postim ajo ka përmendur edhe burrin e saj.

Bashkëshorti i saj, u arrestua në mars të 2019-ës si organizatori i një grupi kriminal të cilit iu sekuestruan 1.1 ton marihuanë në pikën kufitare të Gradinës.

Ai u arrestua pas dëshmisë së taksistit, i cili po ngiste makinën në momentin kur Hajrizi hap zjarr ndaj policëve. Taksisti tha se Faton Hajrizi do të takohej me Marko Markoviq dhe prandaj ndodhej në Serbi. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB