
GJERMANI- Autoritetet në Gjermani kanë akuzuar 3 persona për pastrim parash, pasi akuzohen se kanë përdorur një dyqan të vogël akulloresh në Siegen për të pastruar paratë për mafian italiane. Zyra e prokurorit në Dyseldorf i akuzon burrat, të moshave 25 deri 39 vjeç, por të paidentifikuar me emra, se përdornin dyqanin e tyre për të pastruar paratë e grupit 'Ndrangheta. Dyshohet se ky grup kriminal ka investuar 400,000 euro në këtë dyqan.
Të ardhurat e përditshme të biznesit u kalonin në xhepat e anëtarëve të tjerë të 'Ndranghetas në Itali. Ata që merreshin me dyqanin, nga mediat e huaja, tre të akuzuarit mendohet se kanë pjesë e një organizate të huaj kriminale që prej dhjetorit 2016, ndaj edhe rrezikojnë burg nga 6 muaj deri në 10 vjet.
Hetimi që i çoi autoritetet në dyqanin e akulloreve nisi në korrik 2020 nga autoritetet italiane të zbatimit të ligjit dhe përveçse në Gjermani, rreth 100 persona janë vendosur në pranga edhe në Belgjikë, Francë, Itali, Portugali dhe Spanjë. Autoritetet u vunë në dijeni lidhur me atë që po ndodhte nga mesazhet e gjetura në aplikacionet "EncroChat" dhe "SkyECC", duke u treguar hetuesëve sesi funksiononte rrjeti kriminal.
Ndrangheta shihet si një nga sindikatat më të mëdha dhe më të fuqishme të krimit në Evropë, e cila ka "specialitet" transportin e kokainës me vlerë dhjetëra miliarda euro nga Amerika e Jugut në Evropë./ZËRI