Bota

Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes, e cila dyshohet të jetë vrasje-vetëvrasje.

E.K
Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë
Pamje nga banesa ku u gjeten trupat

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Neë York, ku policia ka gjetur trupat e pajetë të një nëne dhe vajzës së saj adoleshente. Trupat e gruas 37-vjeçare dhe vajzës së saj 14-vjeçare u zbuluan kur një mik  që shkoi për të kontrolluar familjen.

Trupi i nënës u gjet me fytyrë poshtë në sallon me një dëmtim në fytyrë, ndërsa vajza e saj u gjet me fytyrë poshtë me një dëmtim në kokë, thanë burimet policore për New York Post.

Trupi i qenit të tyre ishte pranë tyre me një qese në kokë. Një burim policor e përshkroi skenën të tmerrshme. Policia ishte në vendngjarje pasi një fqinj i katit të poshtëm thirri 911 kur dëgjoi britma, por askush nuk iu përgjigj derës.

“Unë dhe gruaja ime u zgjuam, kishte britma, përplasje, ulërima e qenit”, tha fqinji. “Trokitën në derë, por nuk morën përgjigje”, i tha ai oficerit të policisë.

“Dhe pastaj erdha në shtëpi sot dhe pashë të gjitha këto,” shtoi ai.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes, e cila dyshohet të jetë vrasje-vetëvrasje.

Poll

MOS HUMB