Bota

Nesër mbaron afati-Kosova në kërkim të presidentit! Nis seanca e jashtëzakonshme, opozita refuzon pjesëmarrjen

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar para mediave se kjo parti nuk do të marrë pjesë, pasi seanca është “shfaqje propagande e Vetëvendosjes.”

zh.ll
Nesër mbaron afati-Kosova në kërkim të presidentit! Nis
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme plenare për zgjedhjen e presidentit, por opozita ka refuzuar pjesëmarrjen, teksa më pak 48 orë janë në dispozicion të politikës kosovare për t'i dhënë vendit një president të ri apo për ta dërguar atë në zgjedhje të reja.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar para mediave se kjo parti nuk do të marrë pjesë, pasi seanca është “shfaqje propagande e Vetëvendosjes.”

Edhe Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se kjo “çështje është e mbyllur”, ndërsa ftesa e pjesëmarrjes “veprim jo serioz.”

“Është një veprim joserioz. Ka për qëllim manipulimin, një veprim që nuk prodhon rezultat. Një veprim që vendi po shkon në zgjedhje dhe përgjegjës është Kurti”, tha Hamza.

I pyetur nëse votojnë për një kandidat nga familja Jashari, Hamza ka thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim për ndonjë kandidat nga kjo familje, mirëpo për Vjosa Osmanin, ai nuk ka shprehur mbështetje.

Të martën në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Pa zgjedhjen e tij vendi shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh, të tretat pas atyre në shkurt e dhjetor.

Nuk ka ujdi ndërmjet subjekteve politike parlamentare për një kandidat konsensual për zgjedhjen e presidentes/it të Kosovës që do ta shpëtonte vendin nga zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme parlamentare. Vetëm deri në mesnatën e së martës, (28.04) ka efekt afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese kur Kosova duhet të ketë presidentin, pastaj automatikisht shpërndahet parlamenti.

Poll

MOS HUMB