Bota

Netanyahu flet për regjimin iranian: Po ia "thyejmë kockat"

Gjatë një vizite në një qendër urgjence të Ministrisë së Shëndetësisë izraelite, Netanyahu u shpreh se veprimet ushtarake kanë goditur rëndë strukturat e regjimit në Iran.

zh.ll
Netanyahu flet për regjimin iranian: Po ia "thyejmë kockat"
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të martën se Izraeli i ka “thyer kockat” regjimit iranian që nga fillimi i sulmit të nisur më 28 shkurt në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, por theksoi se operacioni nuk ka përfunduar ende. Gjatë një vizite në një qendër urgjence të Ministrisë së Shëndetësisë izraelite, Netanyahu u shpreh se veprimet ushtarake kanë goditur rëndë strukturat e regjimit në Iran.

“Aspirata jonë është ta bëjmë popullin iranian të heqë dorë nga zgjedha e tiranisë. Në fund të fundit, kjo varet prej tyre. Por nuk ka dyshim se nëpërmjet veprimeve të ndërmarra deri më tani po ua thyejmë kockat dhe krahu ynë është ende i shtrirë.”, tha Netanyahu, raportojnë mediat e huaja.

Ai tha se tashmë ka një “ndryshim të jashtëzakonshëm” në pozicionin e Izraelit në botë.

SHBA-të dhe Izraeli nisën atë që e përshkruan si një sulm parandalues ​​kundër Iranit më 28 shkurt, duke pretenduar se Teherani po zhvillonte një armë bërthamore dhe po paraqiste një kërcënim - një akuzë që Irani e ka mohuar. Në përgjigje, Irani nisi kundërsulme, duke qëlluar raketa dhe dronë drejt Izraelit, si dhe ndaj aseteve amerikane dhe objektivave të tjera në të gjithë Lindjen e Mesme./ZËRI

Poll

MOS HUMB