Bota

Netanyahu kundërshton SHBA-në, s'pranon armëpushim me Hamasin

Në një deklaratë për mediat, Netanyahu tha se Izraeli kundërshtoi "një armëpushim të përkohshëm që nuk përfshin lirimin e pengjeve tona".

E.K
Netanyahu kundërshton SHBA-në, s'pranon armëpushim me
Anthony Blinken dhe Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Izraeli ka kundërshtuar thirrjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken për një "pauzë humanitare" në Gaza. Blinken tha se kishte diskutuar idenë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë gjatë bisedimeve të tyre në Tel Aviv.

Në një deklaratë për mediat, Netanyahu tha se Izraeli kundërshtoi "një armëpushim të përkohshëm që nuk përfshin lirimin e pengjeve tona". Ai tha se Izraeli po "luftonte me gjithë forcën tonë" kundër Hamasit.

Shtytja diplomatike e SHBA-së erdhi pasi Izraeli rrethoi Gazën. Ofensiva e Izraelit, që përfshin sulmet ajrore dhe forcat tokësore, filloi si pasojë e sulmit të 7 shtatorit, gjatë të cilit luftëtarët e Hamasit vranë 1400 njerëz në Izrael dhe morën më shumë se 240 pengje.

Sulmet hakmarrëse të Izraelit kanë vrarë të paktën 9,200 njerëz në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Blinken tha se SHBA besonte se përpjekjet për të mbrojtur civilët palestinezë dhe për të rritur ndihmën në Gaza "do të lehtësoheshin nga pauzat humanitare".

"Një numër pyetjesh legjitime u ngritën në diskutimet tona sot, duke përfshirë mënyrën se si të përdoret çdo periudhë pauze për të maksimizuar rrjedhën e ndihmës humanitare”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Tel Aviv./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB