Bota

Nga ushtarak dhe pilot luftarak në kryeministër, kush është Rumen Radevi pro-rusi që fitoi zgjedhjet në Bullgari

Sipas llogaritjeve paraprake, ai dhe partia e tij “Bullgaria Progresive” janë fitues të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, me rreth 45% të votave.

zh.ll
Nga ushtarak dhe pilot luftarak në kryeministër, kush është
Rumen Radev

BULLGARI- Ish-presidenti, Rumen Radev i kryesonte prej javësh sondazhet.

Sipas llogaritjeve paraprake, ai dhe partia e tij “Bullgaria Progresive” janë fitues të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, me rreth 45% të votave. Gjatë pesë viteve të fundit në vend janë zhvilluar tetë zgjedhje të tilla.

Ka kaluar shumë kohë që Bullgaria nuk ka pasur ketë një fitues kaq të qartë pas zgjedhjeve parlamentare. Radev është politikani më i preferuar në vend, edhe pse kritikët prej kohësh e akuzojnë për afërsi me Rusinë.

Kush është Rumen Radev?

62-vjeçari vjen nga radhët e ushtrisë, ku ka shërbyer si komandant i Forcave Ajrore dhe pilot i avionëve luftarakë MiG-29. Ai u zgjodh president i Bullgarisë në vitin 2016 dhe u rizgjodh në vitin 2021, duke fituar një rol të rëndësishëm në politikën e vendit.

Në politikën e jashtme, ai mbështet integrimin evropian të Bullgarisë, por ka shprehur rezerva për disa politika të Bashkimit Evropian, veçanërisht në lidhje me luftën në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë. Ai promovon një qasje më pragmatike ndaj marrëdhënieve me Moskën, që kritikët e cilësojnë si qëndrim pro-rus. Radev ka qenë skeptik në të kaluarën ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe kundër dërgesave të armëve për Ukrainën. Në finalen e fushatës zgjedhore të Radevit, në një videoklip u shfaqën pamje nga takime të përbashkëta mes tij dhe Vladimir Putinit.

Në planin ekonomik, Radev është treguar i kujdesshëm ndaj adoptimit të euros, duke argumentuar se një hyrje e parakohshme në eurozonë mund të rrisë presionet inflacioniste dhe të ndikojë negativisht në fuqinë blerëse të qytetarëve. Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet me interes të madh, pasi mund të përcaktojë nëse Bullgaria do të hyjë në një fazë të re stabiliteti politik, pas vitesh të karakterizuara nga zgjedhje të shpeshta dhe qeveri të brishta.

Poll

MOS HUMB