Bota

Nis fushata në Britaninë e Madhe/ Starmer: Votoni për Laburistët!

Në fjalën e tij, Starmer theksoi angazhimin e tij ndaj shërbimit publik dhe këmbënguli se ky ishte një prioritet për të edhe për partinë e tij.

k.m.
Nis fushata në Britaninë e Madhe/ Starmer: Votoni për
Keir Starmer

BRITANI E MADHE- Shpallja e datës së re për zgjedhjet e parakohshme ka nisur fushatën në Britaninë e Madhe. Menjëherë pas Rishi Sunak, lideri i Laburistëve, Keir Starmer ka dalë me një mesazh në rrjetet e tij sociale. Në fjalën e tij, Starmer theksoi angazhimin e tij ndaj shërbimit publik dhe këmbënguli se ky ishte një prioritet për të edhe për partinë e tij.

"Shërbimi ndaj vendit tonë është arsyeja dhe e vetmja arsye pse unë jam këtu tani duke kërkuar votën tuaj. Unë besoj se me durim, vendosmëri dhe atë përkushtim për shërbim, ka kaq shumë krenari dhe potencial që mund të zhbllokojmë në vendin tonë. Ja pra, e ardhmja e vendit është në duart tuaja."

Ai këmbënguli gjithashtu se laburistët do të luftonin fushatën zgjedhore me një frymë të re "vendi në radhë të parë, partia e dyta".

"Nëse konservatorët votohen të marrin pesë vite të tjera në krye të qeverisë, ata do të fitojnë sigurinë se gjërat duhet të vazhdojnë ashtu siç janë. Asgjë nuk do të ndryshojë. Një votë për Laburistët, është një votë për stabilitetin, ekonomik dhe politik, një politikë që e bën më lehtë gjithë jetën tonë,"-shtoi ai. 

Vlen të theksohet se aktualisht në sondazhe, Laboristët janë 20 pikë para Konservatorëve që udhëhiqen nga Sunak. Megjithatë deri më 4 korrik, gjërat mund të ndryshojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB