Bota

Nis numërimi mbrapsht për "Trump 2.0" – Betimi mbi dy Bibla, siguria dhe të ftuarit

Donald Trump do të përdorë dy Bibla: njërën që i ishte dhënë nga nëna e tij në 1955 për të "shënuar" diplomimin e tij dhe tjetra është Bibla e Lincoln, e përdorur për herë të parë në 1861.

k.m.
Nis numërimi mbrapsht për "Trump 2.0" – Betimi mbi dy
Betimi në vitin 2017

SHBA- Kanë mbetur edhe pak orë për betimin e presidentit të 47-të të SHBA-ve. Donald Trump do të betohet nesër, në orën 18.00 me orën shqiptare, brenda Kapitolit. Me dorën në Bibël, ai do të betohet “të ruajë, mbrojë dhe mbrojë Kushtetutën”. Por sipas Fox News, Trump do të përdorë dy Bibla: njërën që i ishte dhënë nga nëna e tij në 1955 për të "shënuar" diplomimin e tij dhe tjetra është Bibla e Lincoln, e përdorur për herë të parë në 1861.

"Kjo bibël është përdorur vetëm tre herë që atëherë, nga Presidenti Obama në dy herët që ai është betuar si president, dhe nga vetë Trump në vitin 2017. Libri me kadife është pjesë e koleksioneve të Bibliotekës së Kongresit,”-bëjnë me dije mediat amerikane. Por si Trump, edhe presidenti Obama gjithashtu u betua për dy Bibla në vitin 2013. Njëra i përkiste Martin Luther King Jr. dhe tjetra ishte bibla e Linkolnit.

Masat e sigurisë

Krahasuar me inaugurimin e parë të Donald Trump në vitin 2017, autoritetet lokale raportojnë se ata që do të ndjekin ceremoninë nga afër do të jenë 1 milionë njerëz më pak se herën e parë. Masat e sigurisë do të jenë më të shtuara për shkak se republikani i ka kaluar 2 tentativa për vrasje gjatë fushatës elektorale. Ndaj rreth Kapitolit janë instaluar 48 km gardhe të larta dhe janë vendosur 25,000 policë.

Brenda Kapitolit

Ceremonia e betimit do të bëhet në ambiente të mbyllura, për shkak të temperaturave të ulëta, të cilat pritet të mbizotërojnë deri të hënën në Uashington. Ndaj Trump do të betohet si president brenda Kapitolit. Hera e fundit që një inaugurim presidencial u mbajt në ambiente të mbyllura ishte gjatë mandatit të dytë të Ronald Reagan. 

Të ftuarit dhe këngëtarët

Ndër të ftuarit e inaugurimit janë Elon Musk, kreu i Amazon Jeff Bezos, Mark Zuckerberg dhe Tim Cook. Janë të ftuar CEO i TikTok, Su Zi Chiu dhe CEO i Google, Sundar Pichai. Barack Obama, George ë. Bush dhe Bill Clinton do të jenë gjithashtu të pranishëm, siç ishin në inaugurimin e parë të Trump 8 vjet më parë. Joe Biden dhe Kamala Harris pritet të jenë gjithashtu në ceremoninë e betimit. Ndërsa nga liderët e huaj janë ftuar presidenti i Argjentinës Javier Millay dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni. Ftesë i është dërguar edhe presidentit kinez Xi Jiping, por tradita e do që të mos marrin pjesë në ceremoni të tilla jashtë vendit. Megjithatë ka dërguar si përfaqësues zëvendëspresidentin e Kinës, Han Zheng.

Himni do të këndohet nga Carrie Underëood dhe këngëtari i operës Christopher Mazio.

Çfarë mund të presim nga mandati i tij i dytë?

Trump premton një “epokë të re të artë” të Amerikës dhe se do të jetë edhe më i pamëshirshëm dhe i paparashikueshëm. Miliarderi republikan arriti të bënte rikthimin politik të shekullit dhe këtë e bëri pa ndryshuar stilin e tij: solli ide të thjeshta, me të njëjtin karakter./ZËRI

Poll

MOS HUMB