Bota

Një autor i dytë në zhdukjen tragjike të Madeleine McCann, nisin kërkimet

Ralph është zhdukur kohët e fundit, me autoritetet që po kryejnë një gjueti për arrestimin e tij.

f.t
Një autor i dytë në zhdukjen tragjike të Madeleine McCann,
Madeleine McCann

GJERMANI- Një bashkëpunëtor në zhdukjen e Madeleine McCann, i cili ndihmoi të dyshuarin kryesor, Christian Brueckner, për të rrëmbyer vajzën 4-vjeçare në vitin 2007 në Portugali është në kërkim nga autoritetet. Oficerët duan të flasin me Ralph H "për lidhjen e tij" me rastin e zhdukjes së Madeleine, e cila u humbi gjurmët gjatë pushimeve me familjen e saj në Portugali në 2007. 

Ndërkohë 10 oficerë policie të armatosur me armë automatike rrethuan një pronë pranë Braunschweig, Gjermani, duke kërkuar në kopsht për prova specifike. Kamerat e sigurisë dhe katër detektorë lëvizjeje kontrolluan shtëpinë e vogël të bardhë. Por duke qenë se oficerët nuk kishin një urdhër kontrolli, ata nuk mundën të hynin në pronë.

Shtëpia është në pronësi të Ralph H dhe është ngjitur me shtëpinë e marrë dikur me qira nga Brueckner, 47 vjeç, i cili është në gjyq për pesë vepra seksuale në Portugali. Por Ralph është zhdukur kohët e fundit, me autoritetet që po kryejnë një gjueti për arrestimin e tij. Sipas The Sun, Ralph dhe Bruckner punonin ngushtë së bashku dhe janë përshkruar si "partnerë në krim". Ai ka pranuar më parë se ka grabitur prona me Brueckner.

Çfarë ndodhi në 2007?

Në Maj të 2007, Gerry dhe Kate McCann po qëndronin në një apartament me pushime në Praia da Luz, në Portugali, me 3 fëmijët e tyre. Çifti doli për darkë me disa miq në një restorant aty pranë, duke i lënë fëmijët në gjumë në apartament. Ata i kontrolluan herë pas here gjatë mbrëmjes, por kur Kate u rikthye në apartament rreth orës 22:00, pa që Madeleine nuk ndodhej në shtëpi. Zhdukja e saj nxiti një operacion kërkimi ndërkombëtar dhe hetime të cilat vijojnë edhe sot e kësaj dite.

Historia thellësisht emocionale dominoi mediat britanike për muaj me radhë. Fotoja e vajzës së vogël shfaqej çdo ditë në faqet e para të çdo mediumi. Miliona njerëz dëshmuan ankthin dhe dëshpërimin e prindërve të saj, të cilët bënin lutje për informacione dhe ndihmë. Dhimbja e kësaj familjeje u rëndua edhe më shumë kur ata u vunë në shënjestër, kryesisht të tabloideve, për lënien vetëm të fëmijëve ndërkohë që kishin dalë me miqtë. Por trauma u thellua kur hetuesit portugezë morën në pyetje prindërit e Madeleine, duke shpallur si të dyshuar kryesorë, një hetim që u mbyll vetëm në 2008-n, për mungesë provash. Më vonë, avokati i McCann-ëve do ta quante trajtimin e rastit nga shtypi britanik di “skandal kombëtar”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB