Bota

Një mënyrë e re për vetëvrasje? 'Kapsula Sarco' shpikja më e fundit për eutanazinë

E prezantuar për herë të parë në Venice Design 2019, funksioni i Sarcos është i thjeshtë: një kapsulë brenda së cilës personi që dëshiron të kryëj eutanazinë shtrihet dhe klikon një buton.

M.M
Një mënyrë e re për vetëvrasje? 'Kapsula
Kapsula Sarco

ZVICËR- Në Zvicër, një grua 64-vjeçare amerikane, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë imunitare, përdori kapsulën "Sarco” për të kryer eutanazinë, duke u vetëvrarë. Pas vdekjes së saj, qeveria zvicerane arrestoi disa persona të përfshirë në këtë ngjarje duke mos specifikuar identitetin e tyre dhe as rolin e tyre në këtë aferë.

Por çfarë është “kapsula Sarco”, kapsla në formë arkivoli që ka ngjallur debat në çdo skaj të botës?

E krijuar për të lejuar eutanazinë e shpejtë dhe pa dhimbje, Sarco u shpik nga mjeku australian Philip Nitschkea dhe aktivist pro-eutanazisë, i cili e ka përcaktuar veten si "Elon Musk i vetëvrasjes së asistuar".

E prezantuar për herë të parë në Venice Design 2019, funksioni i Sarcos është i thjeshtë: një kapsulë brenda së cilës personi që dëshiron të kryej eutanazinë shtrihet dhe klikon një buton.

Sipas The Journal, kur kapaku mbyllet, veprimi i parë, është shtypja e një butoni i cili fillon një sistem të bazuar në azotin e lëngshëm për të redukuar nivelin e oksigjenit duke shkuar nga 21% në 0.05% në më pak se 30 sekonda.

Një mënyrë e re për vetëvrasje? 'Kapsula
Kapsula Sarco

Personi fillimisht përballet me një ndjenjë çorientimi dhe më pas një ndjenjë të pavetëdijes që çon në largimin nga jeta brenda 5 minutave.

Për t'u siguruar që gjithçka të shkojë sipas planit, pas të gjithë procesit, turpi i personit mbahet për rreth 15 minuta në ‘kapsulë’ duke siguruar kështu vdekjen e sigurt.

Kjo pajisje, sipas idesë së projektuesit të saj, do të lejonte eutanazinë të kryhet shpejt, në mënyrë autonome dhe pa ndihmën e ilaçeve dhe injeksioneve specifike. Për më tepër, në të ardhmen kapsula do të pajiset edhe me një sistem për njohjen e fytyrës, në mënyrë që edhe personat me paralizë ose sëmundje të veçanta të mund ta përdorin pajisjen duke përdorur vetëm lëvizjen e syve ose njohjen e zërit. Aktualisht ekzistojnë 3 versione të ndryshme të kësaj makinerie, nga të cilat më i fundit është ajo e përdorur në Zvicër para disa ditësh./ ZËRI

Poll

MOS HUMB