Bota

Një tjetër kryebashkiake e vrarë në Meksikë, u ekzekutua nga 4 persona në zyrën e saj

Sulmet kundër zyrtarëve publikë, zyrtarëve të zgjedhur dhe politikanëve janë të zakonshme në Meksikë.

k.m.
Një tjetër kryebashkiake e vrarë në Meksikë, u
Lili Garcia

MEKSIKË- Një tjetër kryebashkiake është ekzekutuar me armë zjarri në Meksikë. Kryetarja e një Bashkie në shtetin jugor të Oaxacës u vra në një breshëri të shtënash. Katër persona të armatosur u futën në Bashki, në zyrën e saj, dhe qëlluan për vdekje Lili Garcian. Nga të shtënat ndërroi jetë edhe një nga këshilltarët e saj, Eli Garcian.

Dy këshilltarët të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi me armë zjarri.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat vendase, 4 ekzekutorët po udhëtonin me skutera.

Sulmet ndaj zyrtarëve publikë, zyrtarëve të zgjedhur dhe politikanëve janë alarmante por edhe të zakonshme në Meksikë. Ato kryhen kryesisht nga bandat e krimit të organizuar që kërkojnë të eliminojnë njerëzit që i perceptojnë si armiq të tyre ose që refuzojnë të pranojnë ryshfete./ZËRI

Poll

MOS HUMB