Bota

“Njerëzit jetonin deri në 900 vjet”, shkencëtari rus pushohet nga puna!

Shkencëtari gjithashtu deklaroi se fëmijët "deri në brezin e shtatë janë përgjegjës për mëkatet e prindërve të tyre"

f.t
“Njerëzit jetonin deri në 900 vjet”, shkencëtari rus
Alexander Kudryavtsev

RUSI- Ministria ruse e Shkencës dhe Arsimit të Lartë ka shkarkuar kreun e një instituti prestigjioz të gjenetikës, i cili ngjalli polemika duke pretenduar se njerëzit e lashtë kanë jetuar me shekuj dhe se jetët më të shkurtra të njerëzve modern janë për shkak të mëkateve të paraardhësve të tyre.

Dr Alexander Kudryavtsev, kreu i Institutit të Gjenetikës së Përgjithshme të Akademisë Ruse të Shkencave Vavilov është pushuar nga puna pasi pretendoi se njerëzit jetonin për 900 vjet. Ai tha gjithashtu se fëmijët "deri në brezin e shtatë janë përgjegjës për mëkatet e prindërve të tyre", sipas mediave të huaja.

Qeveria ruse nuk dha një arsye për shkarkimin e tij, por Fyodor Lukyanov, kreu i komisionit të kishës ruse për çështjet familjare, tha se shkarkimi ishte ‘për besime dhe deklarata fetare’ në përputhje me besimin që ‘shkel etikën e komunitetit shkencor.

Ndërkohë Dr Kudryavtsev u detyrua të lëshonte një deklaratë se pretendimet e tij janë vetëm besimi i tij personal./ZËRI

Poll

MOS HUMB