
GAZA- Mes terrorit të sulmeve izraelite të njëpasnjëshme, 11-vjeçarja Sumayya Wushah ka gjetur guximin t'i bashkohet gazetarëve në misionin e tyre. Ajo thotë se nuk ka frikë të raportojë nga Rripi i shkatërruar nga lufta, ku më shumë se 100 gazetarë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori.
“Mamaja dhe babai im ishin të shqetësuar kur fillova, sepse ata e dinë që gazetarët janë në shënjestër. Por kur e panë që isha e vendosur të punoja në fushën e gazetarisë, ranë dakord”, thotë ajo për Al Jazeera.
Meet Gaza’s 11-year-old war reporter Sumayya Wushah, who says she was inspired by Shireen Abu Akleh to tell Palestine’s stories. pic.twitter.com/a7vB99nkqa
— Al Jazeera English (@AJEnglish) February 27, 2024
Wushah thotë se ajo u frymëzua për të treguar histori palestineze nga Shireen Abu Akleh e Al Jazeera, një gazetare veterane që u vra nga snajperët izraelitë në Jenin.
“Edhe para luftës, ëndërroja të bëhesha gazetare dhe doja të provoja veten para botës. Modeli im është Shireen Abu Akleh. Zoti e mëshiroftë. Doja t'i tregoja veten botës si ajo," tha ëushah.
“Kur dal jashtë, i them nënës dhe babait tim se do të dal dhe kam besim te Zoti. Nuk e di nëse do të shënjestrohem gjatë rrugës, kthimit apo edhe gjatë xhirimeve”, tha ajo. /ZËRI