Bota

“Nuk përdorëm armë zanore kundër protestueve”/ NASA zbulon gënjeshtrën e Vuçiç: Nuk kemi informacione!

Vuçiç deklaroi se Serbia nuk e ka një armë të tillë, pavarësisht raportimeve.

I.F
“Nuk përdorëm armë zanore kundër protestueve”/
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka mohuar përdorimin e armëve zanore gjatë protestave të 15 marsit. Ai e quajti atë një trillim gjatë një interviste për median serbe “N1” dhe deklaroi se edhe ekspertët e NASA-s kanë konfirmuar se nuk është përdorur një gjë e tillë. Nga ana tjetër, sipas “N1” ata kanë kontaktuar NASA-n për të komentuar rrethj kësaj situate, por Agjencia Hapësinore e SHBA-ve tha se nuk ka asnjë informacion.

Vuçiç deklaroi se Serbia nuk e ka një armë të tillë, pavarësisht raportimeve. Më 20 mars, N1 i dërgoi departamentit të marrëdhënieve me publikun e NASA-s një deklaratë të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, si dhe pamjet që tregojnë incidentin në protestën e 15 marsit në Beograd. N1 bëri pyetjet e mëposhtme:

-A ka marrë NASA një kërkesë/aplikacion nga ndonjë autoritet/organ shtetëror i Republikës së Serbisë apo ndonjë përfaqësues i tyre që kërkon të analizojë pamjet nga ngjarjet në Beograd të 15 marsit?

-Nëse NASA ka marrë një kërkesë/apel të tillë dhe ka analizuar pamjet e incidentit, ju lutemi na konfirmoni se është e vërtetë se “nuk është përdorur asnjë armë zanore siç deklaroi Presidenti i Serbisë në Bruksel.

-Nëse NASA nuk ka marrë kërkesë nga zyrtarë apo individë nga Serbia dhe ekspertët e saj nuk kanë analizuar se çfarë ka ndodhur në Beograd, të konfirmojnë se deklarata e Presidentit të Serbisë nuk është e vërtetë.

Përgjigja erdhi nga Elizabeth Shaë, eksperte e komunikimit strategjik të NASA-s nga Departamenti i Komunikimeve.

“NASA nuk ka asnjë informacion në lidhje me ngjarjet në lidhje me pyetjet tuaja. Nëse është e nevojshme, mund të kontaktoni edhe një zëdhënës të NASA-s”, u përgjigj ajo.

Jonathan Moore, të cilin Presidenti i Serbisë e përmendi, nuk është neurolog, akustik, toksikolog mjeko-ligjor apo ekspert ushtarak. Ky është një ish-diplomat amerikan, i cili shërbeu në Ballkan që nga vitet 1990, dhe më pas, në emër të administratës Trump, hulumtoi të ashtuquajturën Sindroma e Havanës, një sëmundje e paverfikuar kurrë që dyshohet se synonte vetëm diplomatët perëndimorë./ZËRI

Poll

MOS HUMB