Bota

Sulmohet me armë banesa e zv.presidentit amerikan, arrestohet një person

Forcat e rendit arrestuan një individ të dyshuar për të shtënat me armë në rezidencën e zëvendëspresidentit JD Vance

E.K
Sulmohet me armë banesa e zv.presidentit amerikan, arrestohet një
banesa e zv.presidentit

SHBA- Një incident ka ndodhur në shtëpinë e zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance në Cincinnati, në orët e para të mëngjesit të së hënës, 5 janar.

Sipas raportimeve të mediave lokale, disa dritare të shtëpisë janë thyer, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar. Në vendngjarje janë nisur edhe shërbimet e sigurisë sekrete, ndërsa dyshohet se ndaj banesës është qëllua disa herë me armë.

Familja e Vance dhe vetë zëvendëspresidenti nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e incidentit. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në zhvillim.

Poll

MOS HUMB