
IZRAEL-Fëmijët në Gaza po përballen me një situatë "katastrofike", ku prindërit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t'u japin ujë të kripur, sipas Unicef. Toby Fricker, një zëdhënës i OKB-së tha për BBC se mungesat që ekzistonin në Gaza edhe para konfliktit aktual ishin "rritur në një nivel tjetër".
“Një nga anëtarët e stafit tonë, ka një vajzë katërvjeçare dhe një shtatëvjeçare dhe thjesht po përpiqet t'i mbajë vajzat të sigurta, t'i mbajë ato gjallë,”- tha ai. Ajo më foli për mënyrën sesi po pinë vetëm ujë të kripur, dhe vajza e saj tha: Mami, pse nuk mund ta kemi ujin normal që kishim në ditët e zakonshme?'
I pyetur për furnizimet me ndihma që tani kanë mundur të hyjnë në Gaza, Fricker tha se ka pasur furnizime, por janë jashtëzakonisht minimale. Fricker bëri thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm humanitar" dhe rritje të ndihmave në Gaza "në baza të qëndrueshme".
“Ajo që ne po shohim tani në baza të përditshme është se fëmijët po vriten, fëmijët po plagosen, sakatohen. Dhe kjo është gjëja numër një të mbroni jetën e fëmijëve dhe t'i mbani fëmijët gjallë,” tha ai.