Bota

Operacion i madh anti-drogë në Kretë/ 15 të arrestuar, mes tyre policë e biznesmenë

Hetimi dhe arrestimet po koordinohen nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Hanias, e cila deri më tani ka arrestuar më shumë se 15 persona.

zh.ll
Operacion i madh anti-drogë në Kretë/ 15 të arrestuar, mes
Foto ilustruese

GREQI- Një operacion i madh nga Policia Greke në Kretë ka qenë në kulmin e tij është zhvilluar në orët e para të mëgjesti të kësaj të diele, që çoi në arrestimin e disa personave. Hetimi dhe arrestimet po koordinohen nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Hanias, e cila deri më tani ka arrestuar më shumë se 15 persona. Mes tyre, në pranga kanë rënë policië, figura të njohura në komunitetin vendas, biznesmenë me një aktivitet të fortë dhe prani publike në ngjarjet e ishullit, të cilat kanë shkaktuar shqetësime të mëdha.

Ndëkrohë, pritet të kryhen kontrolle në banesat e ketyre të fundit, ku po ashtu pritet të konfiskohen kompjuterë dhe telefona celularë. 

Operacioni u zhvillua  me qëllim shpërbërjen e një organizate kriminale që, anëtarët e të cilët dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash. Sipas autoriteteve, kjo organizatë kriminal kishte zhvilluar aktivitet shumëdimensional vitet e fundit. 

Fakti që, edhe një herë, personel me uniformë është i përfshirë në këtë rast është veçanërisht tronditës. Konkretisht, katër oficerë ushtarakë dhe policorë akuzohen si anëtarë të organizatës: një oficer policie, për të cilin po shqyrtohet mundësia e shtimit të një të dyti, dy oficerë të Ushtrisë dhe një oficer i Forcave Ajrore.

Çështja është në kulmin e saj dhe zhvillimet priten të jenë shpërthyese. Lajmi për arrestimet ka tronditur tashmë komunitetin lokal të Kretës, ndërsa autoritetet policore vazhdojnë të hetojnë fushëveprimin dhe lidhjet e aktivitetit kriminal./ZËRI

Poll

MOS HUMB