Bota

PAMJE PREKËSE, e veshur si nuse, përcillet për në banesën e fundit e mitura që u vra nga daja në Greqi

Njerëzit shiheshin të gjithë të pikëlluar, ndërsa prindërit dhe pse të shkatërruar nga dhimbja gjetën forcën për ti prirë para arkivolit që mbante brenda të voglën e tyre.

E.K
PAMJE PREKËSE, e veshur si nuse, përcillet për në
Momenti kur arkivoli del nga banesa

GREQI- E veshur si nuse dhe me arkivolin e rrethuar nga qindra njerëz, është përcjellë këtë të mërkurë në banesën e fundit 11-vjeçarja që u vra nga daja i saj në Greqi. Njerëzit shiheshin të gjithë të pikëlluar, ndërsa prindërit dhe pse të shkatërruar nga dhimbja gjetën forcën për ti prirë para arkivolit që mbante brenda të voglën e tyre. Fillimisht u raportua se para se ta vriste, daja e kishte përdhunuar, por raportohet se ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka gjetur shenja të abuzimit tek e mitura.

Daja i të miturës nuk ëhstë një emër i panjohur për policinë. 37-vjeçari u arrestua në vitin 2017 me akuzën e përdhunimit të një vajze 14-vjeçare, e cila në fakt është kushërira e parë e babait të 11-vjeçares Vasilika. Në vitin 2020, sipas informacioneve të deritanishme, ai ishte dënuar në shkallë të parë nga gjykata e Zakynthos, por kërkesa e tij për pezullimin e ekzekutimit të dënimit ishte pranuar, deri në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit. Kështu, ai u la i lirë me kushte shtrënguese, ndër të cilat ishte edhe paraqitja në komisariatin e zonës së tij.

Me një dënim me kusht, vrasësi 37-vjeçar nuk shkoi kurrë në burg. Ligji e lejonte atë të qëndronte i lirë në mënyra kufizuese, por nëse do të gjykohej sot ai do të shkonte në burg.

E mitura ka humbur jetën për shkak të dy goditjeve fatale që daja i ka dhënë me një kaçavidë që kishte në dorë në momentin që tentoi ta përdhunonte. Siç u tregoi autoriteteve, vrasësi i pamëshirshëm (ende i paidentifikuar me emër) vetëm sa i kishte propozuar mbesës që të kryente marrëdhënie me të, por e mitura nuk kishte pranuar dhe i ishte përgjigjur duke i thënë se do t'i tregonte gjithçka familjes së saj. Nëna ka treguar se vajza e saj i kishte larë makinën dajës, i cili më vonë do bëhej vrasësi i saj. Madje ajo zbuloi se vajza e saj kishte kancer në mëlçi që në një moshë shumë të re./ZËRI

Poll

MOS HUMB