
INDI- Një ngjarje e rëndë ndodhi në Indi, ku një fëmijë 5 vjeçar i diagnostikuar me leuçemi u mbyt ndërsa familja e tij u përpoq ta shëronte duke e futur në “ujin e shenjtë” të lumit Gange. Familjarët ishin të bindur se nëse do ta zhysnin fëmijën në ujërat e Ganges, ai do të shërohej, por ajo që pasoi ishte fatale.
Në videon e publikuar nga Daily Mail, fëmija mbahet për disa kohë nën ujë nga një grua, e cila besohet se është tezja e tij. Kur kalimtarët tentuan të merrnin fëmijën, tezja i sulmoi duke bërtitur se fëmija do bëhej mirë.
Familja thuhet se kishte udhëtuar nga shtëpia e tyre në Delhi në Haridwar të martën për të kryer ceremoninë dhe për t’u lutur për fëmijën e tyre. Shoferi i taksisë tha se fëmija shoqërohej nga prindërit e tij dhe një e afërme e identifikuar si tezja e tij nga mediat lokale. 5-vjeçari u nxor nga uji dhe u dërgua në spital, ku mjekët e shpallën zyrtarisht të vdekur. Të gjithë anëtarët e familjes u morën në paraburgim për t’u marrë në pyetje./ZËRI