
ARMENI- Kryeministri armen, Nikol Pashinyan njoftoi sot se helikopteri që e transportonte atë bëri një ulje emergjente për shkak të motit të keq, në një incident që fatmirësisht nuk shkaktoi viktima.
“Çdo gjë është në rregull. Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, helikopteri ynë bëri një ulje emergjente në Vanandjor. Tani vazhdojmë udhëtimin me makinë”, ka thënë ai në Facebook.
Pashinyan aktualisht po përballet me një reagim të ashpër në Armeni lidhur me koncesionin e fundit ndaj Azerbajxhanit të katër fshatrave kufitare, si dhe fitoren e Bakut në dy luftërat e fundit për kontrollin e enklavës së Nagorno-Karabakut, në 2020 dhe 2023. Më herët në maj, presidenti iranian Ebrahim Raisi humbi jetën në një aksident me helikopter në një zonë malore dhe në kushte të vështira atmosferike, në pjesën veriperëndimore të vendit./ZËRI