Bota

VIDEO/ Prifti kafshon në dorë një grua

Ai shprehet se gruaja ishte “dëbuar” njëherë nga procesi i kungumit pasi ajo nuk dinte rregullat, se për të marrë Kungimin, duhet të rrëfehesh më parë.

E.K
VIDEO/ Prifti kafshon në dorë një grua
Momenti

Një incident i rrallë ndodhi në një kishë në Florida, SHBA të dielën e kaluar pasi një prift kafshoi dorën e një gruaja gjatë marrjes së Kungimit. Në denoncimin e saj në polici, gruaja ka deklaruar se veprimi i priftit erdhi për shkak të veshjes së saj, por prifti e mohon diçka të tillë. Ai shprehet se gruaja ishte “dëbuar” njëherë nga procesi i kungumit pasi ajo nuk dinte rregullat, se për të marrë Kungimin, duhet të rrëfehesh më parë.

Kryepeshkopata e Orlandos mbrojti priftin në një deklaratë ku ndër të tjera thuhet se “gruaja me forcë futi dorën në enë dhe u përpoq të merrte kungimin. Kur ajo e shtyu priftin, në përgjigje të një lëvizjeje të dhunshme, Rodriguez e kafshoi atë. Edhe pse ne nuk i falim lëvizje të tilla, At Rodriguez thjesht po përpiqej të ndalonte një lëvizje për të përdhosur ‘’Kungimin e Shenjtë", tha Kryepeshkopata në reagimin e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB