
Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, me qendër në Oklahoma, u vranë nga sulmi me armë zjarri i një organizate kriminale që u kishte zënë pritë. Sipas dy postimeve të organizatës në Facebook, tre misionarët ishin fshehur në një shtëpi kur anëtarët e bandës filluan të qëllonin në një kishe.
Kongresmeni i Misurit Ben Baker tha se vajza e tij, Natalie, dhe burri i saj, Davey, të cilët ishin misionarë, ishin midis viktimave.
“Zemra ime u thye në një mijë copa. Unë kurrë nuk kam ndjerë dhimbje si kjo”, tha Baker.
Grupi tha se prita ishte ngritur nga "tre kamionë plot me njerëz të armatosur". Një forcë shumëkombëshe prej 2500 oficerësh policie të udhëhequr nga Kenia pritet të mbërrijë në vendngjarje së shpejti./ZËRI