Bota

Panik në ajër! Sherr mes pasagjerëve, avioni ulje emergjente në Beograd (VIDEO)

Pamjet e marra nga pasagjerët e tronditur dhe të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë qartë një burrë duke bërtitur dhe fyer një pasagjer tjetër, duke i drejtuar me gisht.

f.t
Panik në ajër! Sherr mes pasagjerëve, avioni ulje emergjente
FOTO ILUSTRUESE

SERBI- Avioni "San Express" që u ngrit nga aeroporti i Mançesterit për në Dalaman të Turqisë, më 9 prill në orën 19:30 u desh të bënte një ulje emergjente në Beograd për shkak të një pasagjeri, i cili krijoi kaos në bord. Pamjet e marra nga pasagjerët e tronditur dhe të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë qartë një burrë duke bërtitur dhe fyer një pasagjer tjetër, duke i drejtuar me gisht.

Për shkak të dramës, avioni mbërriti në destinacion me dy orë vonesë, shkruan Blic. Pas uljes në Beograd, pasagjeri u nxor nga avioni nga policia lokale dhe mjeti fluturues vazhdoi udhëtimin për në Dalaman, atje ku ishte edhe destinacioni./ZËRI

Poll

MOS HUMB