
ATHINË – Autoritetet greke u alarmuan kur një person i panjohur telefonoi policinë në orën 12:29 dhe paralajmëroi vendosjen e një bombe në rrugën Kokkinopoulou në Zografou, pranë selisë së komisariatit të MAT-it dhe jashtë Universitetit Politeknik, duke lënë një afat kohor prej 45 minutash deri në shpërthimin e pajisjes shpërthyese.
Zona është rrethuar menjëherë dhe në vendngjarje ka shkuar një ekip i Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive të ELAS-it, i cili ka gjetur një mjet aktiv shpërthyes dhe e ka neutralizuar atë. Mekanizmi shpërthyes kishte, përveç orës, dy detonatorë dhe një çelës. Ndërsa, përmbante gjysmë kile eksploziv C4 dhe 150 gram dinamit.





Hetimet për rastin janë ndërmarrë nga Shërbimi Antiterrorist. Në të njëjtën kohë, Policia ka vijuar me ndalimin e qarkullimit të mjeteve në rrugën Kokkinopoulou nga kryqëzimi me rrugën Al.Panagouli deri në kryqëzimin ‘Alimou Avenue’ dhe Katehaki. Një person i panjohur ka telefonuar në orën 12.29, ka folur për një mjet shpërthyes dhe ka thënë se për 45 minuta, bomba do shpërthejë.
Njoftimi i policisë greke në lidhje me incidentin
Sot, në orën 12:29, Policia në Atikë është njoftuar me telefon për një mesazh të regjistruar, ku flitej për vendosjen e një bombe të aktivizuar pranë selisë së komisariatit pranë MAT-it, e cila do të shpërthente. Brenda 45 minutave, ekspertët kanë çmontuar pajisjen shpërthyese. Forca të shumta policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar, në një vend me pemë, ekzistencën e një lënde shpërthyese. Zona u rrethua në kohë rekord, pasi në rast shpërthimi rrezikohej jeta e studentëve në ambientet e NTUA-s, punonjësve të policisë dhe kalimtarëve.
Punonjësit e Policisë së Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese kanë kryer procesin e çmontimit të mjetit shpërthyes, i cili është dërguar në Drejtorinë e Hetimeve Kriminale për hetime të mëtejshme. Një hetim paraprak po kryhet nga Shërbimi Antiterrorist (D.A.E.B.)./ZËRI/