Bota

Papa Françesku kërkon ndalimin e luftës: Armët nuk sjellin paqe!

Në thirrjen e tij Papa ka kërkuar lirimin e pengjeve dhe të mbrohen civilët.

k.m.
Papa Françesku kërkon ndalimin e luftës: Armët nuk sjellin
Papa Françesku

ITALI- Teksa lufta në Lindjen e Mesme vijon, Papa Françesku ka kërkuar së fundmi që dy vendet të ndalojnë sulmet dhe që të arrijnë sa më shumë ndihma humanitare për popullin e Gazës. Në thirrjen e tij Papa ka kërkuar lirimin e pengjeve dhe të mbrohen civilët.

'Armët duhet të ndalojnë. Nuk do të sjellin kurrë paqe. Dhe konflikti nuk përhapet. Mjaft! Mjaft vëllezër! Mjaft! Në Gaza, duhen ndihmuar menjëherë të plagosurit, të mbrohen civilët, le të arrijnë shumë më tepër ndihma humanitare në atë popullatë të rraskapitur. Le të lirohen pengjet, mes të cilëve ka shumë të moshuar dhe fëmijë. Çdo qenie njerëzore, qoftë i krishterë, hebre, mysliman, i çdo populli apo feje çdo qenie njerëzore është e shenjtë, e çmuar në sytë e Zotit.Ai ka të drejtë të jetojë në paqe. Mos e humbim shpresën. Le të lutemi, të punojmë pa u lodhur që të mbizotëroje ndjenja e njerëzimit ngurtësinë e zemrave”, tha Papa Françesku.

Lufta e nisur prej 7 tetorit deri më tani ka marrë jetën e 12 mijë palestinezve, gjysma prej të cilëve fëmijë. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dhënë sërish alarmin për gjendjen në Rripin e Gazës dhe ka bërë thirrje për armëpushim, por deri më tani Izraeli e ka refuzuar këtë kërkesë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB