Bota

Papa Leone XIV mban meshën e parë, mijëra besimtarë marrin pjesë

Papa mbajti meshën e tij të parë, ku mbi 250 mijë besimtarë morën pjesë.

I.F
Papa Leone XIV mban meshën e parë, mijëra besimtarë marrin
Papa Leone XIV

VATIKAN- Sot u zhvillua ceremonia e përurimit të Papa Leone XIV në Vatikan. Papa mbajti meshën e tij të parë, ku mbi 250 mijë besimtarë morën pjesë. Pas përfundimit të homilisë së tij, Papa Leoni XIV ka bërë thirrje për unitet dhe ka kritikuar ashpër përdorimin e “propagandës fetare” në përhapjen e besimit.

“Vëllezër dhe motra, dëshira jonë e parë duhet të jetë për një kishë të bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkëngjitjeje, që bëhet një ferment për një botë të pajtuar”, tha ai në italisht.

Papa Leoni XIV, duke folur për “ministrinë e Pjetrit”, dishepullit të Jezusit, theksoi se kjo ministri karakterizohet nga “dashuria e flijuar”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

“Kisha e Romës udhëheq me dashuri, dhe autoriteti i saj i vërtetë është dashuria e Krishtit, prandaj nuk është kurrë çështje e të detyruarit të tjerët të besojnë me forcë apo të përdorni propagandë fetare, apo pushtetin.”

Papa Leoni XIV po ashtu ka kritikuar sistemin ekonomik global që ai e cilësoi si “shfrytëzues të burimeve të Tokës dhe që përjashton më të varfrit”. Në fund të homilisë, Papa Leoni XIV i bëri thirrje besimtarëve të qëndrojnë “bashkë si një popull dhe të ecin drejt Zotit, duke e dashur njëri-tjetrin”./ZËRI

Poll

MOS HUMB