Bota

Pas 2 ditësh do takohet me Trump, Putin telefonon Kim Jong Un

Presidenti rus falënderon homologun e tij koreano-verior për dërgimin e trupave në Frontin e Kurskut.

k.m.
Pas 2 ditësh do takohet me Trump, Putin telefonon Kim Jong Un
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin

MOSKË- Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un diskutuan dje në një telefonatë pwr takimin e ardhshëm të presidentit rus me Donald Trump. Lajmin e dha agjencia ruse e lajmeve "TASS".

"Presidenti rus gjithashtu ndau me Kim Jong Un informacion në lidhje me bisedimet e tij të ardhshme me Presidentin e SHBA-së Donald Trump,"- tha shërbimi për shtyp i Kremlinit, sipas TASS .

Gjatë bisedës, Putin falënderoi Kim për mbështetjen e Phenianit në luftën e vazhdueshme në Ukrainë.

"Presidenti rus vlerësoi edhe një herë mbështetjen e ofruar nga (Republika Popullore Demokratike e Koresë) dhe guximin, heroizmin dhe shpirtin e vetëmohimit të treguar nga ushtarët e Ushtrisë Popullore Koreane në çlirimin e Kurskut, një pjesë e territorit rus,"- raportoi media shtetërore e Koresë së Veriut "KCNA".

Koreja e Veriut po e mbështet Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës duke dërguar trupa dhe duke siguruar armë për të forcuar përpjekjet e saj. Sipas një vlerësimi nga shërbimet e inteligjencës ukrainase, Koreja e Veriut pritet të dërgojë deri në 35,000 ushtarë shtesë për të luftuar përkrah Rusisë, duke trefishuar numrin e trupave të dërguara tashmë./ZËRI

Poll

MOS HUMB