Bota

Pas 27 vitesh në arrati për 'sulme seksuale ndaj fëmijëve', arrestohet 80-vjeçari në Britani

Burrows u arrestua të enjten pasi u kthye në Mbretëria e Bashkuar nga Tajlanda, pothuajse tre dekada pasi u lëshua një urdhër arresti për të.

f.t
Pas 27 vitesh në arrati për 'sulme seksuale ndaj
Richard Burrows

BRITANI E MADHE- Një nga të arratisurit 'më të kërkuar' në Mbretërinë e Bashkuar është arrestuar në aeroportin Heathrow pas 27 vitesh në arrati për sulm seksual të dyshuara ndaj fëmijëve, shkruan Daily Mail.

Burrows u arrestua të enjten pasi u kthye në Mbretëria e Bashkuar nga Tajlanda, pothuajse tre dekada pasi u lëshua një urdhër arresti për të. Richard John Ramsey Burrows, tani 80 vjeç, nuk u paraqit në një gjyq në Gjykatën Chester Crown në dhjetor 1997. Akuzat lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve që dyshohet se ka ndodhur në një shtëpi fëmijësh në Congleton, Cheshire dhe West Midlands midis 1969 dhe 1971. 

Pas arrestimit të tij, Burrows është mbajtur në paraburgim policor dhe ai do të paraqitet sot në Chester Crown Court. U kryen hetime të gjera gjatë viteve, ku ai u rendit si një nga njerëzit më të kërkuar të organizatës bamirëse kombëtare të krimit Crimestoppers në MB. Arrestimi u krye pas punës së përbashkët midis Policisë së Cheshire dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA)./ZËRI

Poll

MOS HUMB