Bota

ANALIZA E BBC- Përballja mes Trump dhe Harris, kush e fitoi debati e parë presidencial?

Në një debat 90-minutësh, Harris e sfidoi vazhdimisht ish-presidentin me sulme personale, të cilat e vunë në pozitë të vështirë dhe e bënë të humbiste fokusin.

M.M

ANALIZA E BBC- Përballja mes Trump dhe Harris, kush e fitoi debati e

Moment nga debati

SHBA- Donald Trump dhe Kamala Harris u takuan për herë të parë në skenën e debatit presidencial në Filadelfia, të martën mbrëma. Edhe pse shkëmbyen një shtrëngim duarsh, tensioni midis tyre ishte i dukshëm.

Në një debat 90-minutësh, Harris e sfidoi vazhdimisht ish-presidentin me sulme personale, të cilat e vunë në pozitë të vështirë dhe e bënë të humbiste fokusin. Ajo e ngacmoi Trump-in për madhësinë e turmave në tubimet e tij, për sjelljen e tij gjatë trazirave në Kapitol dhe për ish-zyrtarët e administratës së tij që tani janë kundërshtarë të hapur të tij. Këto sulme e detyruan Trump-in të shpenzonte kohë duke mbrojtur veten dhe duke e humbur kontrollin e debatit.

Strategjia e Harris gjatë debatit ishte e qartë, ta detyronte Trump-in të justifikonte veprimet dhe deklaratat e tij të mëparshme. Ajo e bëri këtë duke ndërhyrë shpesh, duke ngritur zërin dhe duke tundur kokën. Gjatë një diskutimi për emigracionin, Harris sugjeroi që amerikanët të ndjekin një nga tubimet e Trump-it, duke shtuar se njerëzit largohen herët sepse janë të mërzitur dhe të lodhur. Kjo kritikë duket se e tronditi Trump-in, pasi ai kaloi një pjesë të mirë të kohës duke mbrojtur turmat e tij.

Debati u përqendrua më tej në çështje të ndryshme, si ekonomia dhe aborti. Harris kritikoi tarifat e Trump-it, duke i quajtur ato një "taksa Trump", dhe e sfidoi atë për projektin kontrovers "Projekti 2025", të cilin Trump u përpoq ta distanconte nga vetja. Në këtë mënyrë, ai humbi mundësinë për të sulmuar Harris për inflacionin dhe çmimet e larta të konsumit raporton BBC.

Në çështjen e abortit, Trump u përpoq të justifikonte trajtimin e tij të kësaj teme, duke pohuar se shumica e amerikanëve ishin të kënaqur me rrëzimin e mbrojtjes ligjore të abortit nga Gjykata e Lartë, një pretendim që nuk mbështetet nga sondazhet. Ndërkohë, Harris i bëri një thirrje emocionale grave që janë përballur me vështirësi gjatë shtatzënisë dhe nuk kanë pasur mundësinë të marrin kujdesin e nevojshëm për abort në shtetet ku kjo procedurë është ndaluar. Ajo përfundoi duke thënë se ndalimi i abortit nga Trump është "fyese për gratë e Amerikës."

Në përfundim, sondazhet e hershme dhe tregjet e basteve sugjeruan se Harris kishte dalë më mirë në debat, duke e vënë Trump-in në pozitë të vështirë gjatë gjithë mbrëmjes./ ZËRI

Poll

MOS HUMB