Bota

Përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit iraniano-amerikan, sulltani i Omanit dhe ministri i jashtëm i Iranit bisedime në tryezë

Omani ka luajtur rolin e ndërmjetësit në këtë konflikt, duke organizuar bisedime për uljen e tensioneve, ndërkohë që ka dënuar sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit si të paligjshme dhe destabilizuese për rajonin.

zh.ll
Përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit
pamje nga takimi

IRAN- Sulltani i Omanit, Haitham bin Tariq Al Said, është takuar me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, në kryeqytetin Muskat për të diskutuar situatën rajonale dhe përpjekjet e ndërmjetësimit që synojnë përfundimin e luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, raporton agjencia shtetërore e lajmeve të Omanit.

Omani ka luajtur rolin e ndërmjetësit në këtë konflikt, duke organizuar bisedime për uljen e tensioneve, ndërkohë që ka dënuar sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit si të paligjshme dhe destabilizuese për rajonin.

Agjencia e Lajmeve të Omanit raportoi se takimi përfshinte konsultime të thella mbi mënyrat për t'i dhënë fund konflikteve. Sulltani u informua mbi perspektivat e palës iraniane në lidhje me zhvillimet në terren dhe ato politike.

Nga ana tjetër, Sulltani Haitham paraqiti vizionin e Sulltanatit për avancimin e përpjekjeve për uljen e tensioneve. Ai gjithashtu theksoi "rëndësinë e dhënies së përparësive dialogut dhe diplomacisë në adresimin e çështjeve", me qëllim arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme politike që lehtësojnë vuajtjet e popujve të rajonit dhe konsolidojnë themelet e paqes.

Vizita e Araghchi-t në Muscat, pas udhëtimit të tij në Pakistan si pjesë e një turneu që përfshin edhe Rusinë, vjen në një kohë delikate dhe kritike.

Ndërsa pritshmëritë tregonin për një takim të mundshëm në Islamabad me të dërguarin e SHBA-së Steve Wittkopf dhe këshilltarin Jared Kushner, ministri iranian u largua nga Pakistani pasi u takua vetëm me zyrtarë vendas.

Poll

MOS HUMB