
KOSOVË- Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja e rëndë, sipas mediave të Kosovës, ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), por ende nuk janë indentifikuar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se në lidhje me këtë incident janë identifikuar dy të dyshuar, ku njëri prej tyre tashmë është arrestuar dhe një tjetër është në arrati.
“Ndërlidhur me rastin e mësipërm, veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati,”- është shprehur Borovci.